Një avion u rrëzua në Austri, vdes piloti

Një avion i vogël i cili u ngrit nga aeroporti i Banja Lukës u rrëzua sot në Austri, me vetëm pilotin në bord, i cili humbi jetën.

Destinacioni përfundimtar i këtij avioni, i cili u rrëzua pranë një aeroporti në Austri, ishte aeroporti në Zell am See të Austrisë.

Sipas informacioneve të flightaware.com, kontakti i fundit me avionin është bërë në minutën e 55-të të fluturimit, diku mbi qytetin Haleg në Carinthia.

Thuhet se ishte planifikuar të ulej në Zell am See në orën 12:48.

“Të gjitha ekipet e shpëtimit janë në vend,” tha komandanti i brigadës së zjarrfikësve Klaus Portenkirchner, i cili tha se aksidenti ndodhi në afrimin e aeroportit Zell am See.

Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit, si dhe identiteti i pilotit. /Kosova.info/


Go to TOP