Një 45-vjeçar gjendet i plagosur rëndë në rrugët e Himarës
Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur rëndë në rrugë në Himarë mbrëmjen e së dielës.
Burime të Euronews Albania, bëjnë me dije se i plagosur është Nikollaq Bollano.
Ai është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtim të rëndë në kokë dhe është dërguar drejt spitalit të Vlorës.
Ende nuk ka informacion për rrethanat e plagosjes.
