Dy shtetas të huaj në Prishtinë raportojnë se dikush ua vodhi dy orë në banesën e tyre

Dy shtetas të huaj kanë raportuar se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e tyre dhe i kanë vjedhur dy ora në vlerë të konsiderueshme.

Rasti po hetohet si “Grabitje”.

“GRABITJE – Prishtinë 02.06.2024 – 01:50. Një femër dhe një mashkull shtetas të huaj, kanë informuar se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë deportuar përmes dritares në banesën e tyre ku i kanë marrë dy ora dore ne vlere te konsiderueshme. Njësitet përkatëse kanë dalur në vendngjarje. Rasti duke u hetuar nga njesitet kompetente.”

Go to TOP