Nis hartimi i peticionit për largimin e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore

Punën për mandatin që e mori para tetë ditësh e synon ta kryejë për tre javë, do ta nisë të mërkurën.

Në takimin e parë, grupi punues që do të hartojë udhëzimin administrativ për largimin e kryetarëve të komunave veriore, pritet të nxjerrë draftin fillestar.

Finalizimi i tij, përcakton hapat për peticionin që kërkon nënshkrimin e 20 për qind të elektoratit.

Në grupin punues, shprehen të bindur se udhëzimi do të jetë gati në afatin e 1 shtatorit, njofton Klan Kosova.

Ky ekip përbëhet nga përfaqësues të qeverisë, presidencës e shoqërisë civile.

Ndër ta nuk ka serb, por kryesuesi i këtij grupi shprehet i hapur për pjesëmarrjen e tyre.

Go to TOP