Nis Edicioni i III-të i Festivalit Ndërkombëtar “N’Karadak krisin Tupanat”

Ka filluar edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar “N’Karadak krisin Tupanat” me mbajtjen e tryezës së hapjes.

Festivalit i urohet mirëseardhje ansambleve pjesëmarrëse nga shtete të ndryshme të botës, duke vlerësuar lartë kulturën dhe traditën e tyre që do të prezantohet përmes këngëve dhe valleve.

Ky festival organizohet nga SKKOFF “Kosova” (Seksioni Kombëtar i Kosovës për Organizimin e Festivaleve Folklorike dhe Artit Tradicional) në bashkëpunim të ngushtë me organizatën CIOFF (Këshilli Ndërkombëtar i Organizatave të Festivaleve Folklorike dhe Arteve Popullore), një organizatë ndërkombëtare joqeveritare në partneritet zyrtar me UNESCO-n. Kosova është anëtare me të drejta të plota në këtë këshill përmes Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia./ Kosova.info

Go to TOP