Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani gati për meçin ndaj hungarezit Peter Orlik

Sonte do të jetë mbrëmja e boksit “The show must go on #2” e cila nis nga ora 17:30. Bokseri nga Kosova, Ardian Krasniqi ndeshet me hungarezin Peter Orlik.

Para eventit të madh që mbahet sot në Helios Arena në Villingen-Schvenningen të Gjermanisë, boksieri, Ardian Krasniqi ka thënë se ka emocion por edhe adrenalinë të veçantë, sepse bokson në vendin ku është rritur.

“Ndihem shumë mirë sepse e kam publikun që më njeh dhe në këtë qytet jam rritur dhe pres shumë shikues. Zvicra nuk është shumë larg dhe presim edhe bashkëvendasit tanë edhe nga vendet tjera jashtë Gjermanisë”, deklaroi Krasniqi, i cili është nipi i legjendës Luan Krasniqi.

Ndërsa organizatorët kanë thënë se gjithçka është gati për eventin e madh të boksit “The show must go on #2”. Helios Arena është gati për super meçin e Ardianit Krasniqit. Bëhet fjalë për një tjetër organizim serioz dhe cilësor i cili ka sjellë interesim të madh të publikut. Ardian Krasniqi, Firat Arslan, Tyron Zeuge e shumë boksierë tjerë, do të jenë pjesë e kësaj mbrëmje.

Mbrëmja organizohet nga Fides Sport Promotion dhe Burim Sylejmani, ku pritet të sjell boks cilësor dhe shfaqje fantastike.

Meçi kryesor i mbrëmjes me protagonist Ardian Krasniqin do të jetë rreth orës 23:15.

Go to TOP