Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për vrasjen e trefishtë në Gllogjan më 2021
Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakzuë ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e trefishtë që kishte ndodhur më 2021 në Gllogjan.
Sulmi ishte kryer ndaj një autobusi me nxënës, ku kishin mbetur të vdekur shoferi dhe dy nxënës.
“Pas hetimeve prokuroria sot, ka ngritur aktakuzë në gjykatën në Pejë, kundër Kastriot Mehmetaj dhe Kreshnik Mehmetaj, për veprën penale si bashkëkryes së veprës së rendë.
Po ashtu, kemi ngritë aktakuzë ku8ndër Halil Mehmetaj, për shtytje në vrasje të rëndë”, ka thënë Sahide Gashi.
