Ngasësi e humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, lëndohen tre persona
Policia e Kosovës sot rreth orës 03:30 ka pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ngasësi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në tri lokale.
