Neziri nga Dukagjini kalon te Dinamo City

Faton Neziri është tashmë pjesë e skuadrës Dinamo City të Tiranës, duke veshur fanellën blu pas një periudhe me skuadrën e Dukagjinit të Klinës.

Njoftimi i transferimit është bërë nga klubi shqiptar. 

“Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë se Faton Neziri është lojtari më i ri i skuadrës sonë. Mbrojtësi i krahut të majtë vesh fanellën blu pas disa eksperiencave në Kosovë, së fundi me Dukagjinin. Neziri është përforcimi i tretë në merkaton e kësaj vere, pas Ysni Ismailit dhe Florenc Farrukut. Mirë se vjen Faton Neziri!”, thuhet në njoftimin e klubit.


Go to TOP