Netanyahu: Australia i ka hedhur benzinë zjarrit të antisemitizmit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Australia “i shtoi benzinë zjarrit të antisemitizmit” përpara sulmit në Sidnei, duke vënë në dukje se i kishte dërguar një letër kryeministrit australian Anthony Albanese në gusht.
Kështu shkruan Times of Israel.
Duke parafrazuar letrën e tij, Netanyahu pretendon se politikat e Albanese, të cilat përfshijnë njohjen e një shteti palestinez, inkurajojnë “urrejtjen ndaj hebrenjve që tani pushton rrugët tuaja. Antisemitizmi është një kancer. Ai përhapet kur udhëheqësit heshtin.
Ju duhet ta zëvendësoni dobësinë me veprim”.
