Nesër zgjedhjet parlamentare në Zvicër – Në Kantonin e Gjenevës garojnë për deputetë edhe 13 kandidatë shqiptarë

Në muajin prill të ketij viti në disa kantone të Zvicrës do mbahen zgjdhjet parlamentare.

Sikur në kanotnin e Cyrihun, Lucernin dhe Ticinon edhe ne Gjenevë më 2 prill do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ku diaspora shqiptare është mobilizuar për të votuar kandidatët e tyre më të mirë, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Njëri ndër garuesit për depuetet në zgjdhje parlamenetare është edhe Skender Salihi (MCG) i cili jeton dhe punon në policinë kantonale të Gjeneves, i cili për Le Canton27.ch ka deklaruar se “Në Kantonin e Gjenevës janë rreth 30 mijë shqiptarë, kryesiht nga Kosova. Kurse me të drejtë vote janë 16.700 albanofonë. Janë 13 kandidatët shqiptarë nga Gjeneva në zgjedhjet kantonale. Besojmë se komunieti ynë ka kuptuar domëthënien e votimeve të cilët i ftoj të dalin masovikisht në këto zgjedhje dhe të votojnë më të mirët që do të angazhohemi për një perspektivë dhe integrim më të mirëfilltë të komunitetit tonë në institiucionet dhe shoqërinë zvicerane”.

Lidhur me integirmin e komunitetit shiptarë në Gjenevë për Le Canton27.ch ka folur edhe këshilltarja e Shtetit znj. Fabienne Fischer sipas së cilës “Shqiptarët e kantonit të Gjenevës nuk janë vetëm shembull integrimi, por edhe ambasadorë të vendit të tyre”.

“Çdo komunitet sjell në Gjenevë, sikur edhe shqiptaret, dinamizmin e tyre dhe ky diversitet kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në prosperitetin e ekonomisë sonë lokale, si dhe në pasurinë kulturore të Gjenevës”.

Zgjedhjet paralamenrtare ne Kantonin e Gjenevës do mbahen me 2 dhe 30 Prillit 2023. Më 2 prill do të zhvillohen edhe zgjedhjet për Këshillin e Madh me mbi 600 kandidatë. Pra, rilli do te jete muaj i zgjedhjeve ne disa kantone ne Zvicër, ku po merr pjese edhe diaspora shqiptare e cila do te  prezentoj kandidatet e vete ne parti te ndryshme zvicerane.

Këta janë kandidatët shqiptarë që do garojnë për deputetë në zgjedhjet parlamentare ne Kantonin e Gjenevës: Xhevrie Osmani, Skender Salihi, Fitore Duraku, Leonard Ferati, Arber Jahija, Hassan Bytyqi, Ardonat Lokaj, Edon Duraku, Sami Gashi, Ismet Kurteshi, Artur Bushi, Bashkim Januzi dhe Denis Aziri.

Go to TOP