Nesër seancë e jashtëzakonshme për menaxhimin në KEK

Nesër në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme nga ora 12:00.

Kuvendi ka njoftuar se e vetmja pikë e rendit të ditës është: “Debat Parlamentar për skandalet dhe keqmenaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”.

Se do të ketë seancë të jashtëzakonshme e bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar Gashi. /Kosova.info/

Go to TOP