Nesër përfundon numërimi i votave me postë

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se nesër (e mërkurë, 17 qershor 2026), deri në mesditë, do të përmbyllet procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës.

Sipas tij, deri në përfundim të ditës së sotme (e martë) do të procedohen 216 nga 223 kuti votimi ku janë sistemuar zarfet e supozuara me fletëvotime, ndërkaq 7 kutitë e mbetura do të fillojnë të numërohen mëngjesin e së mërkurës.

Njëkohësisht, KQZ do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi me kusht, i mundësuar në 52 vendvotime me kusht, ku janë evidentuar 8,751 votues.

Po ashtu, do të nisë edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve, ku për këtë lloj votimi kanë qenë të regjistruar 3,144 votues.

Go to TOP