Ruben Amorim zyrtarisht trajner i Milanit
Ruben Amorim është zyrtarisht trajneri i ri i Milanit, pas njoftimit të bërë publik këtë të martë në orën 18:00 nga klubi italian.
Trajneri portugez ka nënshkruar kontratën e tij në mënyrë elektronike, një marrëveshje që e lidh me “kuqezinjtë” deri në vitin 2029, me opsion zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.
Sipas detajeve të marrëveshjes, Amorim do të përfitojë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, plus bonuse të ndryshme të lidhura me performancën e ekipit. Një bonus prej 1 milion eurosh parashikohet në rast të fitimit të titullit kampion, ndërsa 500 mijë euro do të përfitohen nëse Milani siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin pasues.
Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur data e mbërritjes së trajnerit portugez në Itali, ndërsa klubi pritet të finalizojë detajet e prezantimit zyrtar në ditët në vijim.
Amorim, i njohur për punën e tij të suksesshme me Sporting CP dhe më pas eksperiencën e tij në Manchester United, pritet të udhëheqë një projekt të ri ambicioz në “San Siro”.
