Nënshkruhet marrëveshja për shërbime ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka nënshkruar marrëveshjen për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Në fillim të takimit, Kurti dhe Abazoviq kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin, parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

“Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju mirëpresim sot në Prishtinë, në këtë takim që e filluam me bashkëbisedim të hapur me kryeministrin dhe e vazhduam me nënshkrim të një marrëveshje shumë të rëndësishme. Kosova ka shënuar një progres të theksuar ekonomik dhe demokratike në këto dy vite, kemi rritje të ekonomisë, eksportit dhe të të hyrave tatimore dhe investimeve të huaja”, ka deklaruar Kurti pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Gjithashtu, pas takimit, ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Go to TOP