Nënkryetarja e Prishtinës për vizitat e Kurtit te kompanitë e njohura amerikane: Sikur t’kishte dalë ndonjë marrëveshje

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, e ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara.

Sahatçiu shpreson që gjatë vizitat te kompanitë e mëdha në Amerikë, të dalë ndonjë marrëveshje bashkëpunimi.

“Interesante përzgjedhja e kompanive t’vizituara n’SHBA. Sikur t’kishte dalë ndonjë marrëveshje bashkëpunimi, qoftë edhe për tech-transfer. Ndoshta kështu edhe ishte arsyetu përbërja e delegacionit”, shkroi ajo në Twitter.

“Shpresoj janë ftu e bind t’vijnë n’Kosovë n’vjeshtë për Digital Summit e KosICT”, shtoi Sahatçiu.

https://twitter.com/DonjetaSahatciu/status/1524538174856437761?s=20&t=ATOXdww5FLYTUME-Y0erxQ
Go to TOP