Nëna e argjentinases thotë se do t’i drejtohen Apelit për të kërkuar burgim të përjetshëm për Endrit Niken
Magdalena Urdangaray, nëna e argjentinases së vrarë në Fushë Kosovë nga i dashuri i saj, ka falënderuar institucionet e Kosovës për drejtësinë e vendosur për vajzën e saj pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallë aktgjykim dënues prej 18 vitesh ndaj Endrit Nikës.
Në një deklarim për gazetarët, ajo tha se kanë besuar në drejtësinë kosovare dhe falënderoi prokurorin për punën e tij.
“Ka qenë vështirë që nga fillimi. Por, ne gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë punën e prokurorit që gjithmonë është përkushtuar dhe sot e ka dëshmuar angazhimin e tij dhe me të gjitha provat gjithmonë e ka mbështetur të vërtetën. Clara e ka marrë drejtësinë dhe falënderojmë të gjithë autoritetet e Kosovës për një drejtësi dhe gjithë shoqërisë për mbështetjen e marrë. Faleminderit Kosovë!”.
E pyetur nëse janë të kënaqur me dënimin, ajo tha: “Vajza jonë vazhdon të jetë e vdekur, asgjë s’mund të na ngushëllojë e ai vazhdon të jetojë”.
