Nën kërcënimin e thikës kishte kryer grabitje, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se nën kërcënimin e thikës kishte kryer një grabitje.

Siç ka njoftuar policia, rasti ka ndodhur më 07.04.2024 rreth orës 23:10 në Prishtinë.

Tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe substancë e dyshuar narkotike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën kërcënimin e thikës iu ka grabitur një shumë të hollash dy viktimave kosovarë/e. Tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një thikë, dhe substancë e dyshuar narkotike”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Go to TOP