Të jesh rom në Kosovë – “privilegj dhe sfidë”

Edis Galushi, i cili i takon komunitetit rom në Kosovë, është profesor i gjuhës angleze, aktivist dhe aktor.

Tridhjetekatërvjeçari nga Prizreni flet gjashtë gjuhë: përveç romishtes dhe anglishtes, edhe shqip, serbisht, boshnjakisht dhe turqisht.

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, që shënohet çdo 8 prill, Radio Evropa e Lirë ju sjell rrëfimin e tij drejt suksesit.

Shkollimi është kyç në luftën e romëve për të drejta të barabarta dhe vend të merituar në shoqëri, thotë mes tjerash Galushi.

Go to TOP