Kosova.info

Hill në zyrën e Vuçiqit, presidenca serbe njofton çfarë u bisedua

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin amerikan, Christopher Hill, me të cilin ka folur për vizitën e tij të ardhshme në New York ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në faqen zyrtare të presidencës serbe në Instagram thuhet se Vuçiq foli me Hillin edhe për takimet që do të ketë me zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

“Me ambasadorin Hill bisedova për temat aktuale, por edhe për vizitën e ardhshme në New York me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të sesionit të 77-të të Asamblesë së OKB-së dhe takimeve të shumta që do të kem me zyrtarë të lartë të administratës amerikane me atë rast”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një konference për media që pati në Prishtinë në vizitën e tij të fundit njoftoi se edhe ai do të jetë në New York për Asamblenë e OKB-së bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell. Ai paralajmëroi se atje mund të flasin për caktimin e datës së ardhshme të takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut pas bisedimeve që pati me kryeministrin Kurti në Prishtinë.

escort mersin - izmir escort