Në Shipanicë të Poshtme do të ndërtohet diga për ujitjen e tokave bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar fshatin Shipashnicë e Poshtë të komunës së Kamenicës dhe bëri të ditur se së shpejti do të ndërtohet diga për ujitje të tokave bujqësore.

Ministri Peci tha se ky projekt do të kushtoj rreth 300 mijë euro dhe sipas tij ky do të jetë ndër projektet më të rëndësishme në sektorin e bujqësisë.

Bëhet e ditur se me realizimin e këtij projekti prodhimtaria bujqësore prej vitit të ardhshëm do të trefishohet.

“Bëhet fjalë për ndërtimin e digës në njërin prej lokaliteteve të Kamenicës në të cilën do të mundësohet futja në sistem të ujitjes e rreth 570 hektarëve me tokë bujqësore, e që në bazë të analizës që kemi bërë bashkë edhe me Komunën, del që prodhimtaria bujqësore prej vitit të ardhshëm, do të trefishohet në kuadër të kulturës bujqësore. Pra, me një investim kapital që është më i rëndësishmi që pas luftës në Kosovë, ne po mundësojmë futjen e 570 hektarë e të ri nën ujitje”, tha ndër tjera Peci.

“Ndryshe, Peci vitin e kaluar ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shtatë komuna të Rep. së Kosovës për investime në sistemet e ujitjes, prej të cilave edhe Komuna e Kamenicës është përfituese nga buxheti prej 2.42 milionë Euro i destinuar për investime në sistemin e ujitjes”, thuhet në komunikatë.

Go to TOP