Në pranverë, stacioni i autobusëve në Gërmi do të bëhet me pritore të re
Në hyrje të parkut Gërmia, aty ku stacionohen autobusët do të vendoset një pritore e dizajnuar nga studentë shqiptarë të arkitekturës në Universitetin e Lihtenshtajnit.
Vetë Universiteti po ashtu do të financojë realizimin e këtij projekti i cili pritet të përfundojë së realizuari në pranverë të vitit të ardhshëm.
Udhëtarët po e mirëpresin vendosjen e pritores së re.
