Në mungesë të transportit, nxënësit e paraleles në Dudakovë paralajmërojnë bojkotim të mësimit
Një grup nxënësish të paraleles së ndarë të shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë të Suharekës kanë paralajmëruar se nga e hëna do e bojkotojnë mësimin.
Kjo për shkak se janë të pakënaqur me mosplotësimin e kërkesave për sigurim të transportit nga lagjet e tyre të largëta me shkollën.
Fëmijët e prindërit e tyre, ankohen se në rrugë ka rrezik nga automjetet dhe nga kafshët, derisa nuk ka as trotuar.
Nga komuna thonë se procedura për t’u bërë zgjidhje ka nisur, por që kanë dalë probleme meqë vetëm një kompani ka qenë ofertuese, dhe e njëjta ka pasur çmim më të lartë sesa parashikimet e komunës.
