Në mars pritet të fillojë gjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, tashmë i kanë mbushur dy vjet që po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të jetë një gjykim maratonik. Megjithatë, OVL e UÇK-së nuk pret proces të shpejtë e transparent ndaj ish-krerëve të UÇK-së në ballafaqim me drejtësinë.

Shqiptimi 26 vjet burg për ish eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafën, ishte aktgjykimi i fundit i 16 dhjetorit 2022, i shpallur nga Dhomat e Specializuara.

Para dënimit të Mustafës, kjo gjykatë ka dënuar edhe ish krerët e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Go to TOP