Në Kosovë më shtrenjtë prodhimi i rrymës, se sa çmimi i shitjes!!!???

Nga Safet Gëxhaliu

Kostoja e prodhimit të KEK-ut për 1 megawat është rreth 31 euro, ndërsa KESCO-s ia shesin për 29.5, e KEDS-it e KOSTT-it për 36 euro.

“Deri në 800 kilowat brenda muajit, është 6.75 euro, ndërsa ne e shesim për 2.95 euro. Këtë kilowat që konsumatori e blen për 6.75 euro, kostoja jonë është 2.95”.

Efekti i KEK-ut është vetëm 1/5 e centit.

Po e persëris:

– 1 mwh energji elektrike i kushton KEK-ut 31Euro,

– 1 mwh energji elektrike i shitet KESKO për 29.5 Euro,

– Në qofse importohet 1 mwh energji elektrike sot nga Kroacisë kushton 89 Euro !?!?

– Kosova importoi thëngjill nga vendet e rajonit afër 10 milionë Euro!

A është e mundur të jemi në këtë gjendje!!??

Pse jemi në këtë situat dhe deri kur do të vazhdojmë të jemi “vrima e zezë” ekonomike e Ballkanit Perëndimor!!??

Ku është zëri intelektual dhe i ekspertëve të kësaj fushe!!??

Ehhhh politika dhe politizimi.

Go to TOP