Në kohën e bisedimeve bërthamore, Irani “reklamon” raketa balistike

Irani nxori në publik tri raketa balistike në pjesën qendrore të Teheranit të premten përderisa bisedimet bërthamore me fuqitë botërore në Vjenë kanë ngecur.

Raketat e njohura me emrat “Dezful”, “Qiam” dhe “Zolfaghar” kanë rreze zyrtare të veprimit deri në 1.000 kilometra dhe modele tashmë të njohura, tha Roja Revolucionare. Sipas një raporti të televizionit shtetëror iranian, raketat e shfaqura në publik janë të njëjta me ato që janë përdorur në sulmet ndaj bazave amerikane në Irak.

Diplomatët e shteteve që kanë mbetur në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me iranin – Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina – janë duke punuar me Teheranin për ta ringjallur paktin, me të cilin synohej kufizimi i ambicieve bërthamore të Iranit në këmbim të largimit të sanksioneve ekonomike.

Foto: Vahid Salemi/Associated Press

Diplomatët iranianë janë të pranishëm në bisedimet bërthamore në Vjenë, por nuk janë të përfshirë në bisedime të drejtpërdrejta me iranianët. Marrëveshja bërthamore pësoi goditje të rëndë më 2018, kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga pakti dhe i vendosi sanksione Iranit, shkruan Associated Press, përcjell Gazeta Express.

“Reklamimi” i raketave u bë në përvjetorin e dytë të sulmit me raketë balistike në bazat me trupa amerikane në Irak si hakmarrje ndaj vrasjes me dron të komandantit të lartë iranian, Qassem Soleimani, nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2020.

Go to TOP