Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Dje pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 58-të, dëshmitari i radhës i ZPS-së, Nuredin Abazi, ka nisur dëshminë e tij.

Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar ka qenë pjesëtar i batalionit të UÇK-së në Budakovë, ndërsa më vonë ka shërbyer si këshilltar juridik në zonën e Pashtrikut.

Go to TOP