Në Ferizaj shfaqet dokumentari ‘Ëndrra drejt lavdisë’
Nëpërmjet dokumentarit “Ëndrra drejt lavdisë”, autorja dhe gazetarja Valdete Osmani ka prezantuar sukseset e komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Sipas saj, pasqyrimi i sukseseve të tyre është i domosdoshëm pasi ata në vazhdimësi janë trajtuar vetëm për problemet dhe sfidat që kanë pasur.
Ndërkaq, protagonisti i dokumentarit, Mevlan Dalipi, thotë se ka synim të marrë pjesë në garat olimpike.
Karateisti, Mevlan Dalipi, kampion në kategorinë e tij, është njëri nga protagonistët e dokumentarit “Ëndrra drejt lavdisë” ku paraqiten të arriturat e komunitetit egjiptian, rom dhe ashkali premiera e të cilit u shfaq sot në Ferizaj
“Suksesi që synojë është që të marr një medalje në lojërat Olimpike dhe ju falënderojë për këtë dokumentar për tri komuniteteve se nuk e shohim shpesh suksesin tonë në televizione”, tha Mevlan Dalipi, karateist.
Kurse autorja e dokumentarit, Valdete Osmani tha së qëllimi i këtij dokumentari është paraqitja e sukseseve dhe të arriturat e komuniteti egjiptian, rom dhe ashkali dhe jo vetëm gjërat negative
“E dimë që shpesh raportojmë për dukuri negative për varfëri për martesat e hershme. Kësaj radhe kemi dashur të nxjerrim më të mirë nga këto tri komunitetet dhe të luftojmë anti-gjipzizmin përmes këtij dokumentari dhe përmes sukseseve të sportistëve dhe artistëve të tri komuniteteve”, tha Osmani.
Dokumentari “Ëndrra drejt lavdisë” pritet të shfaqet edhe në komunat e tjera të Kosovës.
