Në Dyzeldorf u promovua libri `Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën`

Në qytetin Dyzeldorf të Gjermanisë, në prezencën e auditorit të gjerë e të zgjedhur, u bë promovimi i librit “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën”, i gazetarit Nuhi Bytyçi, botuar nga Shtëpia botuese „Armagedoni“ në Prishtinë.

Këtë event kulturor promovues e drejtoi diplomati e shkrimtari Pal Sokoli, i cili foli për librin voluminoz dhe punën e autorit në realizimin e librit, që përmbanë një histori të begatë kombëtare, gjatë katër dekadave të fundit.

Gazetari dhe ish luftëtari i UÇK-së Martin Çuni foli për vlerat e librit, i cili është  kontribut kombëtar i akademik Zajmit.

Me fjalë rasti u prezantuan edhe pjesëmarrës tjerë, Shefqet Dibrani, Faruk Tasholli dhe vetë autori Nuhi Bytyçi.

Pas promovimit të librit është zhvilluar bashkëbisedim me autorin.

Libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën”, u tha se shërben për ta njohur një pjesë të historisë së vështirë kombëtare dhe është burim për historianët e ardhshëm për të studiuar njërën nga periudhat më të vështira që kaloi Kosova në shekullin fundit.

Go to TOP