“Në çfarë rrethana u vra?” – Dëshmori Isa Kastrati përmendet gjykimin ndaj Salih Mustafës

Në seancën e sotme të Speciales ndaj Salih Mustafës është përmendur edhe dëshmori Isa Kastrati.

Dëshmitarit Fatmir Sopi, zv/komandant nga zona e Gollakut i janë bërë pyetje në lidhje me dëshmorin Kastrati.

Kjo është biseda e zhvilluar mes dëshmitarin Sopi dhe mbrojtjes, përgjigjet e të cilit i gjeni më poshtë:

A e njihni Isa Kastratin?

Ka qenë një ushtar i UÇK-së që ka ra dëshmor.

Çfarë doni të thoni me këtë, ju kujtohet se kur është vrarë?

Mund të jetë 22 apo 21 prill.

A ju kujtohet në çfarë rrethana është vrarë?

Kam dëgju, ai i ka marrë 2 të plagosur në kohën kur kanë filluar t’i tërheqin të plagosurit. Ai e ka gabu rrugën, është nda nga kolona dhe ka shku në drejtim të Bullajve, dhe bashkë me dy ushtarë të plagosur ka ra në pritë të forcave serbe dhe janë vrarë.

Ishte ushtar i UÇK-së apo jo?

Në atë kohë pati kaluar në zonën operative të Karadakut.

Çfarë do të thotë që kaloi në një brigadë tjetër?

Fillimisht ka shërbyer në zonë Operative të Llapit…

Pas bisedës në lidhje me këtë çështje është ndërprerë për pak seanca pasi që ka humbur lidhja me të akuzuarin Salih Mustafa i cili po e ndjek seancën me video-lidhje. 

Go to TOP