Ndryshon trendi! Cardi B bën një tjetër ‘investim’ në të pasmet e saj

Të pasurit të pasme ekstremisht të mëdha është një tipar dallues i këngetareve të njohura në gjithë botën.

Cardi B është një nga reperet e cila ka kryer operacione për të pasur të pasme të mëdha, por mesa duket tani është penduar.

Cardi B iu ka pranuar ndjekësve se ka hequr thuajse të gjithë mbushësit në zonën e të pasmeve të saj ndërsa dhe i ka paralajmëruar për rreziqet e tyre.

Image

Autorja e hitit “Up” madje dha një mesazh edhe për të gjitha të rejat që të mos tundohen dhe të injektojnë substanca të ndryshme në trupin e tyre.

Ajo i paralajmëroi se duhet të “sigurohen që të gjitha parametrat e organizmit janë në rregull” nga një mjek profesionist përpara se të vazhdojnë me procedurën kozmetike.

Më tej Cardi u shpreh se ka hequr 95% të pjesës së shtuar dhjamore në të pasmet e saj.

Image

“Në Gusht bëra një ndërhyrje kirurgjikale dhe hoqa 95% të biopolimerëve… nëse nuk e dini ç’janë, janë injeksione në të pasme. Ishte një proces i çmendur. Ajo që do të them është që nëse jeni të reja, 19, 20, 21 dhe jeni të dobëta e mendoni ‘duhet të injektoj dhjamë në vithe’, kështu që zgjidhni injeksionet, mos e bëni!”

“Nëse doktori ju thotë që parametrat në gjak janë të ulëta, keni diabet apo diçka, mos e bëni”.

Image
Go to TOP