Ndotja e ajrit, IKShPK këshillon personat e ndjeshëm me shëndet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) këshillon personat e ndjeshëm me shëndet të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ajrit të ndotur në kryeqytet.

“Kujdes për personat e ndjeshëm”, shkruan IKShPK në një postim në Facebook.

Niveli aktual i ndotjes së ajrit në Prishtinë është 117 sipas Indeksit të Kualitetit të Ajrit (AQI), e cila është e pashëndetshme për grupet e personave të ndjeshëm me shëndet.

Një vlerë e Indeksit të Kualitetit të Ajrit (AQI) prej 50 ose më poshtë përfaqëson cilësi të mirë të ajrit, ndërsa një vlerë mbi 300 përfaqëson cilësinë e ajrit të rrezikshëm. /Kosova.info/

Go to TOP