“Ndihmon qytetarët të njihen më tepër me historinë”, hapet Java e Arkivit të Kosovës

Agjencia Shtetërore e Arkivave, i ka hapur dyert për ata që duan t’i shohin të gjitha dokumentet që janë në arkiva të Kosovës.

Kjo filloi nga sot (E hënë), e do të mbetet e hapur deri të premten.

Drejtori i AShAK, Bislim Bislimi, tha se këto aktivitete i ndihmojnë edhe qytetarët të njihen më tepër me historinë.

Personat e parë që filluan të vizitojnë ishin disa nxënës të cilët po ashtu e mirëpritën dhe u shprehën të lumtur për këtë mundësi që iu dha.

Go to TOP