Ndihmës sekretari i OKB-së: Përkrahim dialogun Kosovë-Serbi

Ndihmës sekretari i Përgjithshëm Evropë në Kombet e Bashkuara, Miroslav Jença, ka shkruar për takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren Emilia Rexhepi.

Jença ka thënë se kanë biseduar rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohej nga Bashkimi Evropian e që Organizata e Kombeve të Bashkuara e përkrahë.

Ai ka bërë të ditur se ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit reciprok në mes të gjithë komuniteteve dhe respektim të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovës.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, të cilat OKB-ja e mbështet. Theksoi rëndësinë e besimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithëve në Kosovë”, ka shkruar ai në ‘X’. /Kosova.info/

Go to TOP