Ndeshje dramatike, Suarez përmbys i vetëm Getafe-n

Derbi i vogël i Madridit ka një fitues. Atletico ka fituar me përmbysje 2-1 kundër Getafes, në ndeshjene javës së 6-të në La Liga.

Pavarësisht nga prania e dyshes Griezmann-Suarez, Atletico e mbylli në disavantazh pjesën e parë, pas golit të Mitrovic.

Pas pushimit, u desh pak kohë që djemtë e Simeones të zgjoheshin. Atletico krijoji disa raste me Griezmann dhe Suarez, por golat do të vinin pas ndëshkimit me karton të kuq  të Alenas për Getafen.

I shërbyer nga Hermoso, Suarez goditi bukur nga brenda zonës dhe barazoi rezultatin afro dhjetë minuta nga fundi (1-1, 79). Në kohën e shtesë, pas një krosimi, Vrsaljko gjeti Suarezin , i cili me kokë mposhti portierin kundërshtar (2-1, 90th + 1). Ende i pamposhtur, Atletico është përkohësisht në krye të La Liga, një pikë para Real Madridit. Getafe humb sërish dhe pëson humbjen e gjashtë radhazi.

Go to TOP