Ndërpritet rryma në Çernobil, nga IAEA tregojnë nëse ka rrezik

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës pak më parë ka paralajmëruar se mund të lirohen substanca radioaktive nga termocentrali bërthamor i Çernobilit për shkak të ndërprerjes së rrymës, e cila është e nevojshme për të ftohë karburantin bërthamor.

Për këto shqetësime është deklaruar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), duke thënë se ftohja e karburantit bërthamor mund të bëhet edhe pa pasur rrymë.

“Ngarkesa termike e rezervuarit të karburantit të shpenzuar dhe vëllimi i ujit ftohës në termocentralin bërthamor të Çernobilt janë të mjaftueshme për heqjen efektive të nxehtësisë pa pasur nevojë për furnizim me energji elektrike”.

Pasi u informua nga Ukraina, kjo agjenci thotë se nuk sheh asnjë ndikim kritik në siguri.

Go to TOP