Ndërprehet seanca ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit dhe tjerëve
Seanca e mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore të Prishtinës u ndërpre pasi avokatja Fjollë Ibrahimi, me autorizim zëvendësues nga avokati Granit Vokshi, kishte përfaqësuar të akuzuarin Çedomir Timotijeviq më 1 tetor 2024. Ajo gjithashtu kishte përfaqësuar të akuzuarin Bojan Banoviq në një seancë tjetër me autorizim nga avokati Arianit Koci.
Në këtë rast, ish-kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, dhe të tjerë akuzohen për pjesëmarrje në një grup kriminal dhe keqpërdorim të autoritetit zyrtar.
Seanca u ndërpre dhe u caktua për një datë tjetër, pasi avokatja kërkoi ndjesë për përfaqësimin e dyfishtë, duke e cilësuar atë si një lëshim të paqëllimshëm.