Nderimi i viktimave të Beogradit, rrjetet sociale vërshohen me ofendime e fyerje

Edicioni i dhjetë i festivalit “Mirëdita, dobar dan!” në Prishtinë, nisi me solidarizim me incidentin që ndodhi në Beograd, ku mbetën të vrarë 8 dhe një rojë e shkollës. Por ndezja e qirinjve në shkallët e Teatrit Kombëtar, nuk është mirëpritur, të paktën në rrjete sociale. Por sipas organizatorit të festivalit, qëllimi ka qenë solidarizimin e jo balansimi i krimeve. Kushtrim Koliqi, tregon se në Beograd vazhdimisht prezantojnë dëshmi të krimeve të kryera në Kosovë, e që për çdo herë festivali organizohet nën protesta, nën mbrojtje të njësive speciale të policisë.

Sa herë që mbahet në kryqendrën e Serbisë festivali  “Mirëdita, Dobar dan!”, aktivizohen qindra forca të njësive speciale të Policisë serbe.

Aktiviteti që mbahet një herë në Prishtinë e një herë në Beograd, festivali ka mbushur një dekadë jetë e vazhdon të përballet me probleme të tilla në Serbi.

Protesta nganjëherë të dhunshme e madje të rinjë të frustruar që hyjnë në sallën ku mbahet festivali, janë skena që zakonisht e përcellin festivalin në Beograd.

Gjatë së enjtes, pas hapjes së festivalit, u nderuan viktimat e incidentit që ndodhi në Beograd, ku u vranë 9 persona, 8 prej tyre nxënës të një shkolle.

Por ndezja e qirinjve në shkallët e Teatrit Kombëtar, megjithëse kaloi e qetë e pa ndonjë incident e me prezencë minimale të policisë,  u pasua me mijëra komente në rrjete sociale, në kudnërshtim të aktivitetit.

Përmbajtja e qindra komenteve pothuajse është e njëjtë, “Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet në Kosovë dhë fëmijët e vrarë gjatë luftës, pse t’i nderojmë ne viktimat e tyre”.

Organizatori i festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, thotë se reagimet kanë qenë të pritshme, por që shpjegon se për qëllim kanë pasur solidarizimin e jo diçka tjetër.

Kushtrim Koliqi, organizator i “Mirëdita, Dobar dan!” ka thënë se “Kur e organizojmë në Kosovë ne nuk kemi protesta të tilla, edhe kjo është shenjë e emanicipimit i shoqërisë. Kjo nuk do të thotë që ne duhet me i harru krimet që kanë ndodhur, kjo nuk do të thotë që mos me kërku llgoari. Ne kerkojmë, konkretishT organizata që unë punoj, ne fushën kryesore e kemi ballafaqimi me të kaluarën..Ne nuk kemi nevojë me u kompleksu apo me e qit në dyshim idenë që dikush po do me i balansu krimet, edhe me dëshiru dikush me i balancu krimet nuk mundet. Edhe me pas mision me investu në atë drejtim nuk mundet. Sepse dihet që mbi 100 vjet kemi qenë të pushutar”.

Koliqi tregon se në Beograd vazhdimisht prezantojnë dëshmi të krimeve të kryera në Kosovë, organizime të cilat nuk mirpriten asnjëherë mirë nga serbët.

Koliqi ka thënë tutje se “Festivali “Mirëdita, Dobar dan!” është edicioni i 10-të, edhe fesitvali nuk mundohet me qenë politikisht korrekt. Ne kur shkojmë në Beograd, shkojmë me libra, me rrëfime të grave të dhunuara. Ne shkojmë me filma që trajtojnë rrëfimin e nënës Ferdonije, ne shkojmë me shfaqje që e trajtojnë të kaluarën”.

Për viktimat në Beograd kanë shprehur keq-ardhje edhe krerët e shtetet, shkrime në të cilat sikurse në festivalin “Mirëdita, Dobar dan!” ka pasur qindra komente kundershtuese.

Go to TOP