Ndalohet shtetasi shqiptar në Han të Elezit, , dyshohet se po kontrabandonte katër sirianë

Policia e Kosovës e ka ndaluar një shtetas shqiptar në Han të Elezit pasi dyshohet se po kontrabandonte katër shtetas sirianë.

I dyshuari pas intervistimit është liruar ndërsa me emigrantet është marrë njësia për emigrim dhe të huaj.

“Hani i Elezit (NN) 06.05.2022 – 14:00. Është ndaluar një automjet me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, i njëjti në automjet kishte katër (4) sirian të cilët dyshohet se ishte duke i kontrabanduar. Është njoftuar prokurori, i dyshuari pas intervistimit është liruar ndërsa me emigrantet është marrë njësia për emigrim dhe të huaj”, thuhet në njoftim.

Go to TOP