Ndalohet një person në Podujevë, po barte bagëti përmes rrugëve ilegale

Policia ka bërë të ditur se në fshatin Dumnicë e Poshtme në Podujevë është ndaluar një person, i cili po barte bagëti të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë.

Bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është vërejtur duke e drejtuar automjetin me targa vendore afër pikës kufitare, duke bartë bagëti dhjetë dhi, tre dele dhe një qengj, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale që kanë hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës”.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, automjeti me bagëtitë është dërguar në terminalin doganor. Rasti i është dërguar njësisë DRPK-Veri për hetime të mëtejme”, thuhet tutje në raport.

Go to TOP