Ndalohet autobusi i linjës Gjermani-Kosovë në Merdare, kapet mbi gjysmë kilogrami kokainë

Oficerët doganorë gjatë kontrollit të një autobusi të linjave ndërkombëtare kanë gjetur dhe konfiskuar 571 gramë substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Oficerët kanë ndaluar në Merdare autobusin e linjës Gjermani-Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë, pas kontrolleve fillestare të rregullt, në një valixhe krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Pas kontrolleve shtesë të valixheve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gramë narkotikë të llojit kokainë. Rasti është dorëzuar tek policia për hetime të mëtejme.

Go to TOP