Ndahet nga jeta mjeku dhe profesori universitar, Prof. dr. Isuf Dedushaj
Me dhimbje të thellë, familja Dedushaj njofton se sot, më 1 shkurt 2025, në moshën 73-vjeçare, ka ndërruar jetë Prof. Dr. Isuf Dedushaj.
Lajmin e hidhur e bëri të ditur vajza e tij, Vjollca Dedushaj Fazliu, e cila e kujtoi me fjalët më prekëse figurën e tij të ndritur.
“Dielli im që më dha jetë perëndoi! Babë, të faleminderit për krejt të mirat që ja ofrove të gjithëve, por sidomos për jetën dhe nderin që na dhurove ne,” shkroi ajo.
Prof. Dr. Isuf Dedushaj do të mbetet një emër i paharruar për familjen, miqtë dhe komunitetin. Ai largohet fizikisht, por do të jetojë përjetësisht përmes veprave të tij dhe gjeneratave që do të vijnë pas.
Familja do të njoftojë në kohë për ceremoninë dhe ditën e varrimit. /Kosova.info/
