Ndahet nga jeta legjenda e Hollivudit, Gene Hackman

Fituesi i çmimit Oscar, Gene Hackman dhe gruaja e tij, Betsy Arakawa janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe të New Mexico.

Gjatë karrierës së tij që zgjati më shumë se gjashtë dekada, ai fitoi dy çmime Oscar, dy Bafta, katër Golden Globes dhe një Çmim Screen Actors Guild.

Sherifi i Qarkut Santa Fe, Adan Mendoza konfirmoi lajmin për mediat lokale pak pas mesnatës të së mërkurës se çifti kishin vdekur së bashku me qenin e tyre.

Një deklaratë nga Sherifi i Qarkut Santa Fe në New Mexico tha: “Ne mund të konfirmojmë se si Gene Hackman dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur të mërkurën pasdite në rezidencën e tyre në Sunset Trail.”


Go to TOP