NATO duhet të ndihmojë Ukrainën që të mbrojë veten nga ofensivat

Nga Paul Adams, BBC

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se do duhen disa javë që forcat ruse të përgatisin një sulm të pritshëm në Ukrainën lindore.

Ai tha se aleanca duhet ta përdorë këtë dritare kohore që të sigurojë që Ukraina të ketë ato që ka nevojë për t’u mbrojtur kur të nisë ofensiva.

SHBA sapo ka miratuar dërgimin e raketave Javelin me vlerë 100 milion dollarë. Dhe dje, Çekia bëri të ditur se do dërgojë disa tanke ruse në Ukrainë, madje mund të ketë kohë që e bën diçka të tillë.

Në Britani, Ministria e Mbrojtjes thotë se situata në qytetin port të Mariupolit po bëhet më e rëndë. Forcat ruse po parandalojnë ndihmat humanitare për 160 mijë banorët e mbetur në qytet.

Kjo, dhe horrori në Bucha, po provokojnë një valë të re sanksionesh ndërkombëtare.

SHBA pritet të shpallë të tjera kufizime ndaj bankave ruse, si dhe masa që të shënjestrojnë dy vajzat e rritura të Putinit.

Dhe ambasadorët e BE-së pritet të diskutojnë raundin e pestë të sanksioneve, ku do të përfshihen banka dhe individë, si dhe jë ndalim i importit të qymyrit rus.

Një debat i ngarkuar po vazhdon për çështjet shumë më të mëdha të naftës dhe gazit.

Go to TOP