Napoli tregon interes për Chiesa

Napoli po bën përpjekje për të siguruar shërbimet e Federico Chiesa, sulmuesit italian që aktualisht është pjesë e Liverpool.

Sipas raportimeve nga “Foot Mercato”, klubi italian ka hapur negociatat me skuadrën angleze dhe agjentin e lojtarit për një marrëveshje huazimi gjashtëmujor.

Njëzet e shtatë vjeçari, njihet për paraqitjet e tij mbresëlënëse me Juventus, por nuk ka arritur të përshtatet plotësisht që nga transferimi i tij te Liverpool. Kjo ka bërë që Napoli të shohë mundësinë për ta sjellë atë në Serie A.


Go to TOP