Napoli mposht Milanin dhe e forcon pozitë e parë

Napoli ka fituar kundër Milanit, duke e forcuar pozitën e parë në krye të tabelës së Serie A me njëzet e pesë pikë.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte e ka kryer punën më të madhe në pjesën e parë të ndeshjes.

Napoli e ka nisur mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e pestë përmes Lukaku pas një asistimi nga Anguissa. 

Edhe pas avantazhit Napoli nuk është ndalur. Në minutën e dyzet e tretë,Kvaratskhelia ka kaluar disa mbrojtës të Milanit dhe ia ka dalë ta shtyejë topin drejt rrjetës.

 Pjesa e parë është mbyllur me epërsinë 0:2 për Napolin.

Me fillimin e pjesës së dytë, Milan e ka gjetur rrjetën në minutën e dyzet e shtatë me Morata, por  goli është anuluar për shkak të pozicionit jashtë loje, duke lënë rezultatin të pandryshuar në 0:2.

Gjatë pjesës tjetër të ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca nuk ka arritur të krijojë raste të rrezikshme për të sfiduar mbrojtjen e Napolit, që e ka mbrojtur rezultatin.

Aktualisht Milan renditet në pozitën e tetë në tabelë me katërmbëdhjetë pikë.


Go to TOP