Gjendet i vdekur një person në Pejë, po kërkohej për vjedhje të armës
Të martën në mbrëmje Policia e Kosovës njofton se e ka gjetur të vdekur personin që po e kërkonte si të dyshuar për vjedhje të rëndë (armë zyrtare).
Në Drejtorinë Rajonale të Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datё 26.10.2024 rreth orёs 20:20, ishte raportuar se nё fshatin Vitomiricë kishte ndodhur njё vjedhje e rёndё, sipas familjarit (zyrtar nё Shërbimin korrektues tё Kosovёs), i cili kishte deklaruar se iu ёshtё vjedhur arma zyrtare.
Policia menjëherë ishte vёnё nё kёrkim tё personit tё dyshuar, dhe pas njё pune intensive sot me datё 29.10.2024, rreth orёs 19:45, ёshtё gjetur trupi i pajetё tё viktimёs.
“Nё vendin e ngjarjes kanё dal Prokurori i shtetit gjithashtu edhe ekipi mjekёsor tё cilёt e kanё konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinë për Obduksion, ndërsa rasti cilësohet “Hetim i vdekjes’ “, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Kosova.info/