Napoli befasohet nga Atalanta

Napoli ka pësuar humbje 0-3 ndaj Atalantas në ndeshjen e xhiros së tridhjetë të Serie A, e cila është zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Golin e parë për Atalantan e ka shënuar Miranchuk në minutën e 26-të, ndërsa në fund të pjesës së parë, Scamacca ka rritur diferencën me golin e dytë në minutën e 45-të.

Pjesa e dytë nuk solli ndryshime të mëdha në skemën e lojës, me Koopmeiners që ka siguruar fitoren për Atalantan me një gol në minutën e 88-të.

Kjo humbje bën që Napoli të qëndrojë në vendin e shtatë në tabelën e Serisë A, ndërsa Atalanta në vendin e gjashtë, duke lënë Interin në krye të renditjes.

Go to TOP