Nagavci: Pas miratimit të buxhetit vazhdojmë me diskutimet për zgjedhjen e presidentit
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, ka bërë me dije se kjo parti ende nuk i ka nisur bisedimet me partitë tjera për çështjen e presidentit.
Në një prononcim për RTV21, ajo ka thënë se një herë është e rëndësishme që të finalizohet çështja e buxhetit.
Ajo ka bërë me dije se pas miratimit të Projektligjit për Buxhetin do të shqyrtohet edhe kjo çështje.
“Është e rëndësishme që te finalizohet çështja e buxhetit, nesër është seanca në lexim të dytë, pas miratimit të buxhetit vazhdojmë me diskutimet për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Nagavci.
