Nagavci: Mbi 65 për qind e mësimdhënësve, të vaksinuar plotësisht

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, që viti i ri shkollor të nisë më 27 shtator.

Ajo bëri të ditur se më shumë se 65 për qind e mësimdhënësve dhe stafit që punon në shkolla janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit, ndërkaq me një dozë janë vaksinuar mbi 90 për qind.

“Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësorë. Kjo është mënyra më e mirë për të vënë nën kontroll pandeminë, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik”, tha ministrja Nagavci përmes një postimi në Facebook.

ipas masave të reja, që hyjnë në fuqi të hënën, më 27 shtator, do të lejohet nisja e mësimit në arsimin parauniversitar me prezencë fizike në shkolla. Të pranishëm në klasa duhet të jenë jo më shumë se 20 nxënës. Përveç mësimit me prezencë fizike do të organizohet edhe mësimi nga distanca.

Go to TOP